Shërbime të mirëmbajtjes 'sipas kërkesës'

Nëse nuk dëshironi të kryeni një mirëmbajtje të programuar të mjeteve tuaja, gjithmonë keni zgjidhjen për të kryer mirëmbajtjen e aseteve kur të dëshironi.

Ky proçes quhet mirembajtje 'sipas kerkeses'.

Bazuar në eksperiencën tonë të punës, ne jemi të aftë të përgatisim, në kohën më të shkurtër, një preventiv mirëmbajtje për atë që ju kërkoni.

Aprovimi Juaj kthehet në një Urdhër Pune për EMC.

Çdo punë e kryer, çdo material i përdorur, evidentohet në mënyrë të detajuar ne nje raport qe shoqëron në të gjitha rastet faturën tatimore.

Nëse keni një numër të konsiderueshëm mjetesh dhe pajisjesh dhe dëshironi të kryeni këtë tip mirëmbajtje, do t’ju duhet të menaxhoni edhe komunikimin klient-furnitor (kush e bëri kërkesën, kur, për çfarë, etj).

Nëpërmjet sistemit elektronik të menaxhimit të mirëmbajtjes ne mund të realizojmë një komunikim korrekt me Ju, duke eleminuar në këtë mënyrë keqkuptimet apo informacionet e pasakta. Në këtë mënyrë ju do të mund të verifikoni çdo element të mardhënies klient-furnitor.

Kjo kërkesë kthehet në preventiv dhe më pas, nëse aprovohet, në urdhër pune.

Shërbimet e mirëmbajtjes mund të ofrohen në ambientin Tuaj të punës ose dhe në ofiçinën tonë në Durrës.

Teknikët tonë të trajnuar, përdorin vetëm materiale LINDE origjinale. 

   

Për këto lloj mirëmbajtje, EMC mund të krijojë me Ju edhe mardhënie afatgjatë. 

Në të gjitha rastet ju do të dispononi historikun e shërbimeve të kryera në mjetin tuaj. 

image081image083

Nëse jeni të interesuar, na kontaktoni.

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.