Shumëllojshmëri, Efikasitet & Besueshmëri
që nga viti 2012.

ZGJIDHJE INDUSTRIALE TË MBËSHTETURA NGA PARTNERITETE ZYRTARE

Një histori e ndërtuar mbi partneritete afatgjata.

EMC është një kompani e specializuar në ofrimin e produkteve cilësore, shërbimeve të mirëmbajtjes dhe riparimit të mjeteve, makinerive dhe pajisjeve industriale në Shqipëri dhe Kosovë. Aktiviteti ynë mbështetet në partneritete zyrtare me markat ndërkombëtare: Linde Material Handling, Hansa-Flex, Hoppecke Batterien dhe TML Technik, duke garantuar standarde të larta cilësie dhe zgjidhje të certifikuara. Nëpërmjet këtyre partneriteteve, ne furnizojmë mjete ngritëse dhe pajisime magazinimi, sisteme hidraulike, bateri industriale dhe zgjidhje energjie, të shoqëruara me shërbime të plota mirëmbajtjeje, riparimi dhe asistencë teknike.

KUSH JEMI

Ne jemi EMC – një ekip inxhinierësh dhe specialistësh teknikë me përvojë të konsoliduar në fushën e industrisë. Që nga viti 2012, kemi ndërtuar një strukturë të fortë teknike dhe organizative, duke u pozicionuar si partner i besueshëm për kompani që kërkojnë siguri, efikasitet dhe profesionalizëm.

MISIONI YNË

Misioni ynë është të ofrojmë produkte, shërbime dhe asistencë teknike të cilësisë së lartë, në mënyrë transparente dhe të drejtë. Synojmë të sjellim një mentalitet të ri për mirëmbajtjen e aseteve industriale, duke siguruar raportin më të mirë çmim–cilësi.

ZBULONI HISTORINË TONË →

PSE TË ZGJIDHNI EMC?

CILËSI DHE BESUESHMËRI

Partneritetet tona zyrtare me marka ndërkombëtare na mundësojnë të ofrojmë produkte cilësore, pjesë këmbimi origjinale dhe zgjidhje të besueshme, të përshtatura me standardet dhe kërkesat e industrisë.

ZGJIDHJE TË PERSONALIZUARA

Çdo biznes ka nevoja të ndryshme. Ne ofrojmë zgjidhje të përshtatura sipas kërkesave të klientëve, nga përzgjedhja e pajisjeve të duhura deri te ofrimi i shërbimeve profesionale të servisit, mirëmbajtjes dhe riparimit për makineri dhe pajisje industriale.

MBËSHTETJE NË ÇDO FAZË

Marrëdhënia jonë me klientët nuk përfundon me furnizimin e produktit. Përmes shërbimeve të servisit, mirëmbajtjes, riparimit dhe asistencës teknike, synojmë të sigurojmë funksionim të qëndrueshëm të pajisjeve dhe të minimizojmë ndërprerjet në punë.

BËHU PARTNER

Bashkohuni me rrjetin tonë të partnerëve

Prodhuesit, rishitësit dhe kompanitë me nevojë të vazhdueshme për pajisje mund të eksplorojnë një partneritet me EMC në Shqipëri dhe Kosovë.