Identifikimi i tubave hidraulik që duhet të ndërrohen 

Nëse tubat ndërrohen kur çahen atëherë:    

  • ato përbëjnë rrezik të shtuar për jetën ose shëndetin e operatorëve, teknikëve apo punonjësve të tjerë,    
  • sjellin kosto të shtuara prej vajit që rrjedh jashtë.    

Tubat e presionit inspektohen vizualisht dhe duhet të ndërrohen kur ato shfaqin disa shenja të caktuara.    
Në botën e qytetëruar ky proçes është një detyrim i përcaktuar në standartin DIN 20066    
EMC shpk i është përkushtuar njohjes së sistemeve hidraulike dhe të gjithë komponentëve të tyre dhe studion vazhdimisht praktikat më moderne që ekzistojnë sot.
Ne po punojmë natë e ditë për të gjetur mënyrat dhe rrugët për ofrimin e shërbimeve dhe produkteve më cilësore, për të fituar besimin tuaj afatgjatë.    
Ndaj nëse ju dëshironi të bashkëpunoni me EMC shpk, ne mund të trajnojmë teknikët tuaj të mirëmbajtjes.

Më poshtë ju tregojmë tabelën që duhet të plotësoj një teknik i mesëm i mirëmbajtjes, për të identifikuar një tub hidraulik ( psh. që duhet ndërruar). 

Për të plotësuar sa më saktë informacionin që kërkohet para se të prodhohet tubi hidraulik, më poshtë po ju japim disa informacione shtesë, për çdo rresht te formularit të mësipërm.

A. Tek tubi i vjetër që doni të ndërroni, mund të merret informacion mbi llojin e tubit, diametrin e brendshëm dhe presionin e punës (shikoni foton poshtë).

image046

 

EN 852 = Standarti Europian për këtë tub hidraulik                                                   
1 SN = Standarti i dizenjos së tubit (gjendet në të gjithë tubat e prodhuar, pavarësisht se çfarë marke është.                                                         
16 = Diametri nominal i brendshëm i tubit. Eshtë shumë i rëndësishëm për të përzgjedhur rakordin.                                                       
WP (Work pressure) = Presioni i punës (në Bar)

 

B. Tek makineria, ju mund të masni rrezen e përkuljes së tubit, kur ai është i përkulur maksimalisht.  

image048Rrezja e përkuljes së tubit hidraulik është një kërkesë shumë e rëndësishme. Si rezultat i ushtrimit të vazhdueshëm të presionit brenda tubit hidraulik, tubi punon në stres për një kohë të gjatë. Tubat kanë limitet e tyre në lidhje me rrezen e përkuljes. Prandaj shihni me kujdes se si përkulet tubi gjatë funksionimit të mjetit dhe kur ai merr përthyerjen maksimale masni rrezen (apo diametrin) për të përzgjedhur tubin e duhur.

C. Për të matur gjatësinë e tubit që dëshironi të ndërroni rrespektoni mënyrën e treguar në figurat poshtë.

 

image050image052Gjatësia totale e tubit është ajo e matur me gjithë rakordet. Gjatësia e tubit është shumë e rëndësishme sidomos kur hapësirat e montimit janë të vogla si dhe në rastet kur montimi i tubit është i vështirë. Ju duhet të merrni njohuri më të plota në lidhje me tubat hidraulik pasi shpesh dëmtimi i tubave para afatit të duhur është pasojë e përzgjedhjeve të gabuara. 

D. Identifikimi i rakordeve

Për identifikimin e të gjitha rakordeve hidraulike EMC shpk ka përgatitur një material trajnues të detajuar.     
Pas këtij trajnimi, për çdo teknik do të jetë shumë shumë e thjeshtë të identifikohen rakordet të cilitdo lloji qofshin.

image054

 

Identifikimi i këndeve midis rakordeve të të njëjtit tub

Respektimi i këndeve të rakordeve të të njëjtit tub është shumë i rëndësishëm.  
Nëse ky kënd nuk respektohet atëherë tubi nuk mund të montohet ose do të montohet i përdredhur.
Një ndër elementët e rëndësishëm për prodhimin e tubave hidraulik është edhe këndi që kanë rakordet kundrejt njeri-tjetrit. Në figurën lart tregohet se tubi shihet nga ana A. Poshtë jepen opsionet e mundshme të këndeve si dhe se si identifikohen këto kënde. 
Rakordet janë në vijë të drejtë me njëri- tjetrin prandaj këndi midis tyre është = me zero
Rakordet janë në kënd 90⁰ me njëri- tjetrin.
Rakordet janë në kënd 180⁰ me njëri- tjetrin.
Rakordet janë në kënd 270⁰ me njëri- tjetrin.

 

E. Identifikimi i materialeve për mbrojtjen e tubave.

Në varësi të aplikimit të sistemit hidraulik, është e nevojshme të njihen edhe komponentët për mbrojtjen e tubave hidraulik.    
Mrojtja nga fërkimi, nga gërryerja, nga temperatura e lartë, etj është domosdoshmëri për disa tuba në disa sisteme të caktuara.    
Njohja e mbrojtseve të tubave është një gjë e rëndësishme për teknikët e mirëmbajtjes.    
Më poshtë jeten disa prej tyre.

MBROJTESET E TUBAVE HIDRAULIK

Një ndër kërkesat për informacionin në lidhje me prodhimin e tubave hidraulik është edhe ajo për mbrojtjen e tubit. Në makineri apo në impiante të ndryshme hidraulike, tubat hidraulik mund të jenë të ekspozuar kundrejt agjentëve të ndryshëm të cilët mund të ndikojnë në dëmtimin e parakohshëm të tubit. Për këtë arsye tubat hidraulik mund të mbrohen me anë të elementëve të ndryshëm që janë prodhuar.

MBROJTJA NGA PERTHYERJA
MBROJTJA NGA PERTHYERJA
Tubat hidraulik kanë një limit të caktuar përsa i përket rrezes së përkuljes. Për t'i mbrojtur tubat ndaj përthyerjes (përkuljes tej limiteve) ekzistojnë materiale të prodhuara pikërisht për këtë qëllim.
MBROJTJA NGA NXEHTESIA
MBROJTJA NGA NXEHTESIA
Tubat hidraulik mund të jenë të ekspozuar ndaj temperaturave të larta (sidomos në fonderi). Prania e temperaturave të larta ndikon negativisht në performancën e tubit por edhe të sistemit hidraulik. Për këtë arsye, për mbrojtjen e tubit nga nxehtësia e lartë ekzistojnë materiale të posaçme.
MBROJTJA NGA GERRYERJA
MBROJTJA NGA GERRYERJA
Tubat hidraulik mund të jenë të ekspozuar ndaj fërkimeve me komponentë të tjerë gjatë funksionimit të sistemit hidraulik. Kur rrjedh vaj me presion, tubat lëvizin dhe në rastet kur ato fërkohen me komponentë të tjerë gërryhen në shtresën e jashtëme. Për këtë arsye ekzistojnë mbrojtëse të posaçme të cilat e mbrojnë tubin nga dëmtimi i parakohshëm. Veshja e tubave me mbrojtëse në këto raste është një investim i mirë.
MBROJTJA NGA NDRYSHKJA
MBROJTJA NGA NDRYSHKJA
Në ambientet agresive (psh ne ambientet detare) rakorderitë hidraulike janë të ekspozuara ndaj agjentëve atmosferik. Për këtë arsye rakorderitë duhet të mbrohen në sipërfaqen e jashtëme nga komponentë të prodhuar për këtë qëllim. Vëmendja e treguar ndaj këtyre elementëve mbron sistemin hidraulik nga dëmtimet e parakohshme.
MBROJTJA NGA PRESIONI NE RAST TE ÇARJES SE TUBAVE
MBROJTJA NGA PRESIONI NE RAST TE ÇARJES SE TUBAVE
Për të mbrojtur operatorët e makinerisë ose impiantit hidraulik ose dhe punonjësit e mirëmbajtjes, në rastet kur çarja e tubit mund të jetë e mundshme, përdoren mbrojtëse të posaçme. Këto komponentë përdoren sidomos në impiantet industriale, ku presionet e punës janë të mëdha dhe ku rreziku është i një niveli të lartë.

 

Për të plotësuar sa më saktë informacionin që kërkohet para se të prodhohet tubi hidraulik, Ju mund të na kontaktoni.

 

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.