Forkliftët (Pirunët) e serisë E60 - E80 janë mjete të fuqishme për ngritjen e ngarkesave deri në 8 ton. Dy elektromotor të fuqishëm tre-fazor AC janë të montuar në aksin e përparëm të mjetit së bashku me elementë të kontrollit, të projektuar për një funksionim preçiz, garantojnë një rendiment të lartë në punë. Kontrolli elektronik i këtij mjeti garanton një funksionim preçiz dhe një mardhënie të shkëlqyer ndërmjet mjetit dhe operatorit. Dy pedalet e komandimit të lëvizjes e bëjnë shumë të thjeshtë manovrimin e këtij mjeti. Sistemi i menaxhimit të energjisë i zhvilluar nga LINDE, kontribuon në uljen e kostove të funksionimit të këtyre mjeteve.

Forkliftët (Pirunët) e serisë E60 - E80 ofrohen në modelet e mëposhtëme:

Modeli Kapaciteti ngritës Distanca e qendrës së rëndesës  Lartësia e tavanit mbrojtës (Kabina) Gjerësia e korsisë me palete 800x1200  Konsumimi i energjisë sipas cikleve VDI
E60 6.0 (t) 600 (mm) 2838 (mm) 5110 (mm) 15.9 (kWh/h)
E70 7.0 (t) 600 (mm) 2838 (mm) 5120 (mm) 16.7 (kWh/h)
E80 8.0 (t) 600 (mm) 2838 (mm) 5120 (mm) 18.3 (kWh/h)
E80/900 8.0 (t) 900 (mm) 2838 (mm) 5355 (mm) 21 (kWh/h)