Kualiteti i forkliftëve (pirunëve) të serisë LINDE H40 - H50 me motor me djegie të brendshme dallohet në përdorimin e tyre për një kohë të gjatë dhe në kushte të rënda pune. Motorët e fuqishëm, transmesioni hidrostatik i mjetit dhe sistemi i kontrollit të ngarkesave LINDE LOAD CONTROL, garantojnë një performancë të lartë operative për një kohë të gjatë. Falë ndërtimit të këtij mjeti, kostot e mirëmbajtjes janë të ulëta. Në të njëjtën kohë kostot e funksionimit të këtyre mjeteve janë të ulëta. Operatori i këtyre mjeteve punon në kushte komode dhe nuk i duhet të ushtroje sforco fizike. Në të njëjtën kohë falë LINDE PROTECTOR FRAME, operatori është i sigurtë gjatë kryerjes së punës. Ky mjet ofrohet në opsione të shumta.

Forkliftët (pirunët) LINDE të serisë H40 - H50 EVO ofrohen në modelet e mëposhtëme:

Modeli Kapaciteti ngritës Distanca e qendrës së rëndesës  Gjerësia e korsisë me palete 800x1200 
H40D 4.0 (t) 500 (mm) 4555 (mm)
H40T 4.0 (t) 500 (mm) 4555 (mm)
H45D 4.5 (t) 500 (mm) 4633 (mm)
H45T 4.5 (t) 500 (mm) 4633 (mm)
H50/500D 4.99 (t) 500 (mm) 4680 (mm)
H50/500T 4.99 (t) 500 (mm) 4680 (mm)
H50/600D 4.99 (t) 600 (mm) 4760 (mm)
H50/600T 4.99 (t) 600 (mm) 4760 (mm)