Order Pickers (mjet për formimin e porosisë) LINDE të serisë N20 C L janë mjete të përshtatshme për në magazina për formimin e porosisë që ngarkohet në një mjet të një klienti të caktuar. Këto mjete përshpejtojnë dhe lehtësojnë grumbullimin e mallrave të ndryshme që ndodhen në pozicione të ndryshme në magazinë, për formimin e një porosie sepse ato janë të shpejta dhe të projektuara për këtë qëllim. Kur mjetet janë bosh mund të arrijnë shpejtësinë e lëvizjes prej 12 km/orë ndërkohë që në kthesa ajo zvogëlohet automatikisht. Mjetet e kësaj serie janë të përshtatshëm për marrjen e mallrave që ndodhen në raftet në lartësinë e trupit të njeriut. Ato mund të marrin mbi vete një paletë e cila ka mbi vete një ngarkesë me peshë jo më të madhe se 1200 kg. Këto mjete janë thjeshtësisht të aksesueshme nga të dy anët dhe kanë edhe funksionin këmbësoor nga të dy anët. Për marrjen e mallrave në lartësitë më të mëdha se trupi i njeriut, këto mjete mund të pajisen me një platformë ngritëse.

Aksesorët opsional

Platformë për ngritjen në lartësi të operatorit të mjetit

Platforma e operatorit mund të ndrihet për të bërë të mundur kapjen e mallrave në katin e parë dhe të dytë të rafteve të magazinës (deri në 2.8 m lartësi).

Menaxhimi i flotës së mjeteve të përpunimit të ngarkesave

Nga kush operohet mjeti, si përdoret ai? Çfarë aspekti kanë të dhënat e operimit të sejcilit mjet që përpunon ngarkesat? Duke përdorur një kombinim të software dhe hardware, sistemi i menaxhimit të flotës së mjeteve që LINDE instalon, ju garanton përgjigjen e pyetjeve të mësipërme.

Llampa ndriçuese LED përpara mjetit

Për ndriçimin e ambientit përpara, në drejtimin e lëvizjes montohen dy drita LED të cilat janë të mbrojtura nga uji dhe nga pluhurat.

Opsione të tjera

Për më shumë informacion komunikoni me EMC shpk e cila ju njeh me mjetin në mënyrë shumë më të detajuar.