Order Pickers (mjet për formimin e porosisë) LINDE të serisë N20 D, N20 D HP, janë mjete me dy kate që bëjnë të mundur transportimin e dy paletave njëkohësisht. Falë strukturës ngritëse, operatori mund të marrë edhe mallra me peshë të madhe pa u përkulur. Në të dy nivelet e ndara mund të ngarkohen mallra me peshë të madhe dhe që janë të ndjeshme ndaj presionit (paleta që nuk mund të vihen sipër njëra tjetrës). Versioni me cilësi të larta N20 D HP përveç tç tjerave është i ballancuar në mënyrë optimale me anë të kontaktit me tokën në pesë pika dhe garanton stabilitetin maksimal edhe kur lëviz me shpejtësi 12 km/orë. Platforma e operatorit është tërësisht e amortizuar ndaj dhe zvogëlon maksimalisht vibrimet gjatë guidës.

Aksesorët opsional

Menaxhimi i flotës së mjeteve të përpunimit të ngarkesave

Nga kush operohet mjeti, si përdoret ai? Çfarë aspekti kanë të dhënat e operimit të sejcilit mjet që përpunon ngarkesat? Duke përdorur një kombinim të software dhe hardware, sistemi i menaxhimit të flotës së mjeteve që LINDE instalon, ju garanton përgjigjen e pyetjeve të mësipërme.

Ndërrimi anësor i baterisë

Për përdorimin me më shumë se 1 turn të mjetit, në mënyrë të vazhdueshme, nevojitet një bateri rezervë. Ndërrimi i baterisë në këtë opsion bëhet shpejt dhe thjeshtë sepse bateria qëndron mbi disa rrula ndaj dhe rrëshqet menjëherë jashtë nga sporteli anësor. 

Kontrolli këmbësor i mjetit

Mjeti mund të komandohet nga anash për të lëvizur paralel me operatorin me shpejtësinë e këmbësorit. Kjo për faktin se nëse operatorit do t'i duhet të spostohet nga një raft tek tjetri, të cilët janë afër njëri tjetrit, atëherë ai nuk hypën në mjet për ta lëvizur atë por thjesht e sposton atë së bashku me spostimin që bën vetë. 

Opsione të tjera

Për më shumë informacion komunikoni me EMC shpk e cila ju njeh me mjetin në mënyrë shumë më të detajuar.