Stivuesit e ngarkesave LINDE të serisë R10 - R16 B janë mjete ideale për stivimin e ngarkesave të vendosura sipër paletave në raftet e magazinave të larta dhe me korsi të ngushta. Me kosto shumë të ulët për zhvendosjen e një palete, këto mjete kanë fuqinë e nevojshme për përpunimin e ngarkesave me peshë të vogël dhe të mesme. Përveç gamës së gjerë të modeleve, Reach Trucks R10 - R16 B mund të personalizohen me karakteristika të ndryshme në varësi të nevojës së klientit (psh kollona e mjetit mund të përzgjidhet midis lartësive 2.9 m dhe 7.7 m). Këto mjete disponojnë një nivel të lartë të konfortit për operatorin që e drejton ndaj dhe për përdorimin e tyre nuk kërkohet sforco fizike. Për këtë qëllim ambienti i punës së operatorit është i mbrojtur nga vibrimet si dhe është i pajisur me elementë të tjerë të kontrollit. Efektiviteti dhe siguria në punë është e garantuar.

Stivuesit e ngarkesave LINDE të serisë R10 - R16 B ofrohen në modelet e mëposhtëme:

Modeli Kapaciteti ngritës Lartësia e ngritjes Voltazhi i baterisë/ Kapaciteti (5orë) Shpejtësia e lëvizjes me/pa ngarkesë 
R10B 1.0 (t) 3832 (mm) 48 / 420/465 [48/201] (V)/(Ah) 11 / 11 (km/h)
R12B 1.2 (t) 4832 (mm) 48 / 420/465 [48/201] (V)/(Ah) 11 / 11 (km/h)
R14B 1.4 (t) 5710 (mm) 48 / 420/465 [48/201] (V)/(Ah) 11 / 11 (km/h)
R16B 1.6 (t) 5710 (mm) 48 / 420/465 [48/201] (V)/(Ah) 11 / 11 (km/h)

Aksesorët opsional

Patina rrëshqitëse prej polyurethane

Patinat me material polyurethane janë delikate dhe nuk pengojnë gërvishjen e dyshemesë prej strukturës që rrëshqet.

Llampë ndriçuese mbi kabinë 

Mjetet mund të pajisen me një llampë ndriçuese e cila bën të mundur realizimin e punës në ambientet e errëta ose dhe natën. Nëpërmjet aktivizimit të saj operatori mund të shohë raftet në lartësi të magazinës dhe mund të kryej punën e tij në mënyrë të sigurtë dhe efektive.

Kontrolli i lëvizjes me një pedale të vetme

Mund të ofrohet edhe mjet që i aktivizohet si lëvizja para ashtu edhe lëvizja mbrapa me një pedale të vetme. 

Menaxhimi i flotës së mjeteve të përpunimit të ngarkesave

Nga kush operohet mjeti, si përdoret ai? Çfarë aspekti kanë të dhënat e operimit të sejcilit mjet që përpunon ngarkesat? Duke përdorur një kombinim të software dhe hardware, sistemi i menaxhimit të flotës së mjeteve që LINDE instalon, ju garanton përgjigjen e pyetjeve të mësipërme.

Opsione të tjera

Për më shumë informacion komunikoni me EMC shpk e cila ju njeh me mjetin në mënyrë shumë më të detajuar.