Stivuesit e ngarkesave LINDE të serisë R14 - R20 G janë mjete ideale për përdorim të kombinuar në ambiente të mbyllura dhe në ambiente të jashtëme si psh për kryerjen e ngritjes së ngarkesave në kantiere pune ose për ngarkimin dhe shkarkimin e kamionëve. Rrotat super-elastike të dimensioneve të mëdha, transmesioni anti-vibrant, lartësia e madhe nga toka dhe kabina anti-vibrante garantojnë një konfort të mirë për operatorin dhe për pasojë garantojnë operacione të sigurta dhe efektive. Këto mjete grantojnë një përdorim të gjerë në përpunimin e ngarkesave në ambiente pune në zhvillim si dhe në magazinat me lartësi të mëdha dhe me korsi të ngushta. Elementët e kontrollit mund të personalizohen në funksion të kërkesës së klientit. Stivuesit e ngarkesave LINDE të serisë R14 - R20 G janë të pajisur me motor potent dhe disponojnë një numër të madh karakteristikash për sigurinë.

Stivuesit e ngarkesave LINDE të serisë R14 - R20 B ofrohen në modelet e mëposhtëme:

Modeli Kapaciteti ngritës Lartësia e ngritjes Voltazhi i baterisë/ Kapaciteti (5orë) Shpejtësia e lëvizjes me/pa ngarkesë 
R14G 1.4 (t) 4910 (mm) 48 / 560/620 [48/804] (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)
R16G 1.6 (t) 5710 (mm) 48 / 560/620 [48/804] (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)
R20G 2.0 (t) 6960 (mm) 48 / 560/620 [48/804] (V)/(Ah) 14 / 14 (km/h)

Aksesorët opsional

Patina rrëshqitëse prej polyurethane

Patinat me material polyurethane janë delikate dhe nuk pengojnë gërvishjen e dyshemesë prej strukturës që rrëshqet.

Llampë ndriçuese mbi kabinë 

Mjetet mund të pajisen me një llampë ndriçuese e cila bën të mundur realizimin e punës në ambientet e errëta ose dhe natën. Nëpërmjet aktivizimit të saj operatori mund të shohë raftet në lartësi të magazinës dhe mund të kryej punën e tij në mënyrë të sigurtë dhe efektive.

Kontrolli i lëvizjes me një pedale të vetme

Mund të ofrohet edhe mjet që i aktivizohet si lëvizja para ashtu edhe lëvizja mbrapa me një pedale të vetme. 

Menaxhimi i flotës së mjeteve të përpunimit të ngarkesave

Nga kush operohet mjeti, si përdoret ai? Çfarë aspekti kanë të dhënat e operimit të sejcilit mjet që përpunon ngarkesat? Duke përdorur një kombinim të software dhe hardware, sistemi i menaxhimit të flotës së mjeteve që LINDE instalon, ju garanton përgjigjen e pyetjeve të mësipërme.

Opsione të tjera

Për më shumë informacion komunikoni me EMC shpk e cila ju njeh me mjetin në mënyrë shumë më të detajuar.