Stivuesit e ngarkesave LINDE të serisë R20 - R25 F janë të aftë të lëvizin në katër drejtime (si para - mbrapa ashtu edhe majtas-djathtas). Këto mjete janë shumë të përshtatshme të lëvizin ngarkesa veçanërisht të gjata në korridore ose në korsi të ngushta. Dhëmbët e rregullueshme të tyre që mund të instalohen në një gjatësi deri në 2 m, bëjnë të mundur ngritjen, lëvizjen dhe stivimin e ngarkesave shumë të gjata. Me aftësinë për të ngritur ngarkesat deri në lartësinë 9.5 m këto mjete janë të përshtatshme edhe në magazinat me rafte të larta. Stivuesit e ngarkesave LINDE të serisë R20 - R25 F janë të afta të përpunojnë ngarkesa me peshë deri në 2500 kg. Kjo aftësi i bën këto mjete ideale për t'u përdorur në industrinë e ndërtimit, në industrinë e drurit dhe në industri të tjera.

Stivuesit e ngarkesave LINDE të serisë R20 - R25 F ofrohen në modelet e mëposhtëme:

Modeli Kapaciteti ngritës Lartësia e ngritjes Voltazhi i baterisë/ Kapaciteti (5orë) Shpejtësia e lëvizjes me/pa ngarkesë  
R20F 2.0 (t) 6250 (mm) 48 / 465 (V)/(Ah) 13 / 13 (km/h)
R25F 2.5 (t) 7500 (mm) 48 / 620 (V)/(Ah) 13 / 13 (km/h)

 Aksesorët opsional

Përzgjedhja e lartësisë së ngritjes

Përzgjedhja e lartësisë së ngritjes përshpejton proçesin operativ, përmirëson nivelin e sigurisë në punë dhe lehtëson punën e operatorit. 

Kabinë rezistente ndaj lagështisë 

Kabina me hapësirë të konsiderueshme, me ngrohje dhe e mbrojtur nga lagështia garanton një konfort optimal për operatorin e mjetit. Ndërkohë dritaret e gjera lejojnë operatorin të ketë një fushëpamje 360ᵒ. 

Opsione të tjera

Për më shumë informacion komunikoni me EMC shpk e cila ju njeh me mjetin në mënyrë shumë më të detajuar.