Nëse bëheni pjesë e ekipit të EMC shpk ju do të keni mundësi të bëni karrierë.

EMC shpk është një kompani ku punonjësit trajntohen me respekt pasi ne jemi të bindur se ata kanë rëndësinë primare në rrezultatin e kompanisë.

Çdo punonjës në EMC është i qartë për rrugën që duhet të ndjekë nëse dëshiron të ecë përpara.

Teknikët kanë mundësi të trajnohen në nivele të caktuara, të testohen dhe më tej të trajtohen sipas meritës.

Rruga është e qartë për këdo. Thjesht duhet ndjekur.

Nëse jeni të përkushtuar për punën, nëse keni vullnet për të mësuar, nëse jeni të vëmendshëm, stable dhe të vendosur, ejani të bisedoni me ne.

EMC është një kompani serioze.

Çdo person që punësohet në EMC lidh një kontratë pune në të cilën janë detajuar të drejtat dhe detyrimet mbi bazën e Kodit të Punës. Gjithashtu bashkëngjitur me kontratën gjendet edhe Përshkrimi i punës për sejcilin nivel.

Nëpërmjet sistemit kompiutarik të menaxhimit të mirëmbajtjes, ne masim performancën e çdo punonjësi. Ndaj dhe kemi mundësi t'ju vlerësojmë në mënyrë korrekte.

Mardhëniet midis EMC dhe punëmarrësit janë shumë transparente.