Shërbime të mirëmbajtjes të tipit 'paketë e plotë'

Kompanitë e organizuara shumë mire, shërbimet e mirëmbajtjes ia adresojnë kompanive të specializuara. Kjo do të thotë që të gjitha shërbimet rutinë (kontrollet ditore, kontrollet javore, lubrifikimet, pastrimet e ndryshme, etj), shërbimet e mirëmbajtjes preventive të programuar (shërbimet periodike të rekomanduara nga prodhuesi), riparimet dhe përmirësimet e sistemeve të impanteve, makinerive dhe pajisjeve, i kryen një kompani e jashtëme.

Ky proces quhet mirëmbajtje e tipit ‘paketë e plotë’

EMC shpk prej 5 vitesh realizon kontrata të tilla, duke krijuar në këtë mënyrë jo vetëm eksperiencën e kryerjes së shërbimeve por edhe atë të menaxhimit të mardhënieve me klientin.

Mirëmbajtja e tipit ‘paketë e plotë’ është shumë efektive.

Shtjellimi i detajuar i të gjitha elemetëve të mardhënies Klient- Furnitor konkludon me një kontratë shërbimi.

Për të gjithë aktivitetin e kryer, EMC bën rregjistrimet e duhura në sistemin e menaxhimit elektronik, duke krijuar në këtë mënyrë një historik të detajuar të mirëmbajtjes.

  

Në fund të çdo muaji, ne përgatisim një raport të detajuar të aktiviteteve të teknikëve dhe të materialeve të përdorura. Ky raport në të gjitha rastet shoqëron faturën tatimore.

Ne dimë rradhën e punës, ne dimë të kryejmë punët, ne dimë të menaxhojmë proçesin. Ndaj dhe jemi në gjendje t’ju ofrojmë një shërbim të tillë të komplikuar.

Nëse jeni të interesuar na kontaktoni.