EMC - Engineering, Maintenance Center është partner zyrtar i kompanisë gjermane HANSA FLEX.
Nga viti 2016 ne kemi filluar partneritetin me një ndër kompanitë më të mëdha në Europë të furnizimit të materialeve për sistemet industriale hidraulike dhe pneumatike.

EMC shpk është krenare që ka bërë të mundur prezencën e Hansa Flex në Shqipëri pasi ajo nuk është thjesht një furnitor, ajo është një standart, një zgjidhje e padiskutueshme.

https://www.emc.com.al/rc/img/csm_Textbilder_IDschl_uche_01_edb723f01d_410.jpg
Hansa Flex është një furnitor i jashtëzakonshëm për komponentët e sistemeve hidraulike dhe sistemeve pneumatike. Produktet cilësore të garantuara ofrohen me çmime të konkurueshme.
https://www.emc.com.al/rc/img/Hansa_Flex_27_02_2016_8267_Edit_779.jpg

EMC- Engineering, Maintenance Center shpk realizon asemblimin e tubave të presionit për sistemet hidraulike.

https://www.emc.com.al/rc/img/Hansaflex_988.jpg

Impiantet, makineritë dhe pajisjet industriale operojnë me anë të sistemeve elektro-hidraulike.

Sistemet hidraulike çdo ditë e më shumë zhvillohen dhe bëhen më të komplikuara. Kjo kërkon që edhe ndërhyrjet për kryerjen e shërbimeve mirëmbajtjes dhe të riparimeve të bëhen gjithnjë e më të vështira.

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.