Trans-Stivuesit e paletave LINDE të serive D12 dhe D14 janë shumë fleksibël kur bëhet fjalë për ruajtjen dhe përpunimin e mallrave, në distanca të largëta. Ato mund të operojnë me dy paleta njëhohësisht duke realizuar kështu më shpejt plotësimin e porosisë. Kjo shpejtësi e lartë e punës garantohet edhe nga kontrolli nëpërmjet sistemit LINDE OptiLift. Ky opsion mundëson uljen dhe ngritjen e saktë të ngarkesave. Ndërkohë operatori mund të manovrojë mjetin pa asnjë sforco fizike duke përdorur njësinë drejtuese elektrike. Këto trans-stivues paletash janë shumë të shkathëta, fatë konstruktit të tyre kompakt. Si rezultat i pranisë së elektromotorit tre-fazor me fuqi 3 kW, këto mjete shfaqin aftësi të larta në punë duke garantuar në këtë mënyrë një rendiment të lartë. Ato mund të arrijnë shpejtësinë e lëvizjes prej 6 km/orë dhe mund të transportojnë dhe të stivojnë ngarkesa me peshë nga 1200 deri në 1400 kg.

Aksesorët opsional

Suport për pajisjet ndihmëse të punës

Kompartimenti i gjerë dhe i thellë që gjendet në këto pajisje është ideal për të mbjatur pajisjet ndihmëse të punës së operatorit (lexuesi i barkodeve, blloku i shënimeve, rulat e letrës ngjitëse, etj).

Mbrojtje nga i ftohti

Sistemi i mbrojtjes nga i ftohti garanton funksionim normal të këtyre mjeteve edhe në temperatura të ulëta që shkojnë maksimumi deri në -35ᵒC

Telajot për mbështetjen e ngarkesave

Telajot për mbështetjen e ngarkesave garantojnë stabilitetin e ngarkesës kur ajo ngrihet lart për t'u stivuar në rafte.

Ndërrimi anësor i baterisë

Për përdorimin me më shumë se 1 turn të mjetit, në mënyrë të vazhdueshme, nevojitet një bateri rezervë. Ndërrimi i baterisë në këtë opsion bëhet shpejt dhe thjeshtë sepse bateria qëndron mbi disa rrula ndaj dhe rrëshqet menjëherë jashtë nga sporteli anësor. 

Suport i lëvizshëm ose suport fiks për mbajtjen e baterisë që ndërrohet

Nëse do t'ju nevojitet të bëni ndërrime të shpeshta të baterisë së mjetit, për arsye se punoni me më shumë se nje turn, atëherë kombinimi i mundësisë së ndërrimit anësor të baterisë me suportin e baterisë që ndërrohet, do t'ju bëj shumë më efektiv në punë.

Funksioni i ngadalësimit të uljes së pinunëve

Pirunët e mjetit fillojnë të frenojnë para se të arrijnë tokën me qëllim që të realizohet një ulje sa më e butë e ngarkesave.