Trans-Stivuesit e paletave LINDE të serisë D12 R transportojnë njëkohësisht dy paleta nga 1000 kg sejcila dhe arrin një shpejtësi lëvizje deri në 12 km/orë, falë motorit elektrik tre-fazor me fuqi 3 kW. Këto cilësi e bëjnë këtë mjet veçanërisht të përshtatshëm për transportimin e mallrave në largësi mesatare dhe në largësi të mëdha, kur kërkohet produktivitet i lartë. Si rezultat i ngritjes iniciale, këto mjete janë të përshtatshme edhe për ngarkimin dhe shkarkimin e kamionëve. Kontrolli i këtyre mjeteve është preçiz ndaj dhe menaxhimi i tyre është shumë i sigurtë, komod dhe produktiv. Falë strukturës së telaios së tyre dhe manovrueshmërisë së shkëlqyer, trans-stivuesit e serisë D12 R mund përdoren në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë edhe në hapësirat e ngushta. Pozicioni i ngritur i sediljes së operatorit që është në kënd të drejtë me drejtimin e lëvizjes i ofron operatorit një fushëpamje më të gjerë si për lëvizjen para ashtu edhe për lëvizjen mbrapa. I ulur në sedilhen e mjetit operatori në këtë mënyrë ka edhe kontroll më të madh mbi ngarkesën.

Aksesorët opsional

Ndërrimi anësor i baterisë

Për përdorimin me më shumë se 1 turn të mjetit, në mënyrë të vazhdueshme, nevojitet një bateri rezervë. Ndërrimi i baterisë në këtë opsion bëhet shpejt dhe thjeshtë sepse bateria qëndron mbi disa rrula ndaj dhe rrëshqet menjëherë jashtë nga sporteli anësor. 

Sedilje prej lëkure dhe me ngrohje

Sedilja e operatorit prej lëkure që mund të pozicionohet sipas dëshirës së tij dhe sistemi i ngrohjes së sediljes rrisin konfortin e operatorit sidomos në ambiente ku temperatura e ambientit është e ulët.

Nivelimi i mjetit

Sistemi nivelon mjetin në mënyrë të atillë që lëvizja në terrenet e parregullta të mos destabilizojë transportimin e ngarkesave. Falë këtij sistemi, rrotat qëndrojnë gjithmonë në kontakt me dyshemenë.

Menaxhimi i flotës së mjeteve të përpunimit të ngarkesave

Nga kush operohet mjeti, si përdoret ai? Çfarë aspekti kanë të dhënat e operimit të sejcilit mjet që përpunon ngarkesat? Duke përdorur një kombinim të software dhe hardware, sistemi i menaxhimit të flotës së mjeteve që LINDE instalon, ju garanton përgjigjen e pyetjeve të mësipërme.

Funksioni i ngadalësimit të uljes së pinunëve

Pirunët e mjetit fillojnë të frenojnë para se të arrijnë tokën me qëllim që të realizohet një ulje sa më e butë e ngarkesave.

Suport për pajisjet e tjera terminale

Një mundësi lidhje me tension 24V është e vendosur në mjet për të bërë të mundur furnizimin me energji të pajisjeve terminale që përdoren në proçesin e punës. 

Llampë ndriçuese, paralajmëruese 

Në këto mjete mund të instalohen llampa që paralajmërojnë rrezikun si rezultat e pranisë së tyre në një trajektore të caktuar. Në një ambient pune, ku trajektoret e mjeteve që lëvizin aty mund të kryqëzohen shpesh herë dhe kur fushëpamja për arsye të pranisë së ngarkesave apo rafteve të magazinave, është e kufizuar, këto drita paralajmërojnë prezencën e mjetit.