Trans-Stivuesit e paletave LINDE të serisë L06 - L16 AC janë mjete të kundra-ballancuara të cilat janë shumë efektive në transportimin dhe stivimin e ngakesave me peshë të vogël dhe me peshë mesatare. Këto mjete përdoren në ato ambiente ku nuk ka hapësirë levizje për një forklift (pirun) dhe kur distancat e spostimit të mallrave janë të vogla. Falë servo-timonit preçiz dhe dinamik, këto mjete janë shumë të manovrueshëm. Të pajisur me pirunë në përputhje me standartin ISO, këto mjete mund të përpunojnë mallra të sistemuara sipër çdo lloj palete. Montimi poshtë i levës së timonit, bën të mundur që operatori gjithmonë të ruaj një distancë sigurie prej tij. Trans-Stivuesit e ngarkesave të serisë L06 - L16 AC mund të ngrenë, transportojnë dhe stivojnë ngarkesa deri në 1600 kg (në varësi të tipit që përzgjedh).

Aksesorët opsional

Mbrojtja nga temperatura e ulët

Nëse mjetet do të përdoren në ambiente të ftohta ose dhe në ambiente frigoriferike, atëhere LINDE ofron opsionin e mbrojtjes nga temperatura e ulët, për deri në -35ᵒC.

Amplifikimi i shpejtësisë së ngritjes së ngarkesës

Nëse kërkohet një shpejtësi më e madhe në ngritjen e ngarkesave gjatë stivimit të mallrave në raftet përkatëse mund të shtohet opsioni i amplifikimit të shpejtësisë së ngritjes. Në këtë rast shpejtësia e ngritjes së mallit rritet me 40%.

Ndërrimi anësor i baterisë

Për përdorimin me më shumë se 1 turn të mjetit, në mënyrë të vazhdueshme, nevojitet një bateri rezervë. Ndërrimi i baterisë në këtë opsion bëhet shpejt dhe thjeshtë sepse bateria qëndron mbi disa rrula ndaj dhe rrëshqet menjëherë jashtë nga sporteli anësor. 

Kompartiment për lexuesit e barkodeve apo për pajisje të tjera terminale

Në mjet mund të instalohet një kompariment i gjerë dhe i thellë për të vendosur lexuesit e barkodeve apo dhe pajisje të tjera terminale. Sistemimi i pajisjeve ndihmëse të punës së operatorit, rrit komoditetin e tij dhe për rrjedhojë edhe produktivitetin.

Pjerrësimi i kollonës së mjetit ( +1% deri në -6%)

Funksioni i pjerrësimit të kollonës që ofrohet tek versionet L10/ L12/ L16 AC është thellësisht i rekomanduar për transportin e paletave, bobinave dhe kutive të ndryshme. Pjerrësimi përpara i kollonës ndihmon në kapjen e ngarkesës ndërse pjerrësimi mbrapa (drejt mjetit) ndihmon maksimalisht në transportimin e sigurtë të ngarkesave (ngarkesat nuk rrëshqesin).

Ngadalësimi i uljes së pirunëve në fund të korsës

Kur pirunët i afrohen fundit të korsës në uljen e ngarkesës, shpejtësia e uljes së ngarkesës zvogëlohet automatikisht. Në këtë mënyrë mallrat ulen në tokë në menyrë delikate.