Trans-Stivuesit e paletave LINDE të serisë L14 - L20 AP mund të përdoren për shumë aplikacione dhe për të realizuar përpunim efiçent dhe të shpejtë të mallrave në magazinë. Falë motorit tre-fazor me fuqi 2.3kW, ky mjet arrin shpejtësinë maksimale të lëvizjes dei në 10 km/orë me platformën e ulur. Të gjithë elementët komandues të mjetit janë tek koka e timonit. Kjo garanton një komandim komod dhe pa sforco fizike. Mjeti është i pajisur me një servo-timon dhe me sistemin e kontrollit të ngarkesës LINDE LOAD CONTROL të cilat bëjnë që përpunimi i ngarkesave të jetë efiçent, i sigurtë dhe preçiz. Këto mjete janë të pajisura edhe me peshore për matjen e peshës së ngarkesës. Trans-Stivuesit LINDE të serisë L14 - L20 AP mund të ngrenë, transportojnë dhe stivojnë ngarkesa me peshë deri në 2000 kg.

Aksesorët opsional

Ngritja iniciale

Ngitja iniciale është proçesi i ngritjes pak nga toka e pirunëve të mjetit, me anë të një komande të veçantë, për të garantuar që mjeti të lëvizë edhe në terrene jo tërësisht të sheshta. Kur aktivizohet ngritja iniciale, ngrihen vetëm pirunët e suportit.

Mbrojtja nga temperatura e ulët

Nëse mjetet do të përdoren në ambiente të ftohta ose dhe në ambiente frigoriferike, atëhere LINDE ofron opsionin e mbrojtjes nga temperatura e ulët, për deri në -35ᵒC.

Telajot për mbështetjen e ngarkesave

Telajot për mbështetjen e ngarkesave garantojnë stabilitetin e ngarkesës kur ajo ngrihet lart për t'u stivuar në rafte.

Amplifikimi i shpejtësisë së ngritjes së ngarkesës

Nëse kërkohet një shpejtësi më e madhe në ngritjen e ngarkesave gjatë stivimit të mallrave në raftet përkatëse mund të shtohet opsioni i amplifikimit të shpejtësisë së ngritjes. Në këtë rast shpejtësia e ngritjes së mallit rritet me 40%.

Ndërrimi anësor i baterisë

Për përdorimin me më shumë se 1 turn të mjetit, në mënyrë të vazhdueshme, nevojitet një bateri rezervë. Ndërrimi i baterisë në këtë opsion bëhet shpejt dhe thjeshtë sepse bateria qëndron mbi disa rrula ndaj dhe rrëshqet menjëherë jashtë nga sporteli anësor. 

Lartësi fleksibël e kollonës ngritëse

Për të menaxhuar operacione të ndryshme, klienti mund të përzgjedh kollonë standarte, kollonë dublex ose kollonë tripleks. 

Ngadalësimi i uljes së pirunëve në fund të korsës

Kur pirunët i afrohen fundit të korsës në uljen e ngarkesës, shpejtësia e uljes së ngarkesës zvogëlohet automatikisht. Në këtë mënyrë mallrat ulen në tokë në mënyrë delikate.