Trans-Stivuesit e paletave LINDE të serisë L14 C janë mjete efiçente për lëvizjen fleksibël të paletave ose dhe bokseve të grumbullimit të mbetjeve të ndryshme. Me ndihmën e sistemit OptiLift të kontrollit të kollonës, me anë të këtyre mjeteve mund të merren apo stivohen ngarkesa të peshave të lehta dhe të mesme, me një preçizion të lartë dhe në mënyrë uniforme. Këto mjete janë të qeta në përdorim. Të gjitha komandat e mjetit janë të instaluara në kokën e timonit drejtues dhe mund të aktivizohen nga të dy anët. Struktura e timonit të mjetit është e ndërtuar në mënyrë të tillë që mbron duart e operatorit nga dëmtimet e mundshme. Gjithasht meqë pika e kapjes së timonit të drejtimit është në pozicionin poshtë, garantohet edhe distanca e sigurisë së operatorit nga mjeti. Mjeti është i pajisur me një fren parkimi efikas ndaj dhe qëndrueshmëria e mjetit garantohet edhe kur terreni është i pjerrët. Motori elektrik i këtyre mjeteve nuk ka nevojë për mirëmbajtje ndaj dhe kostot e operimit janë më të ulëta. Me trans-stivuesit e serisë L14 C mund të ngrenë, transportojnë dhe stivojnë ngarkesa me peshë deri në 1400 kg.