Transpaletat LINDE e tipit M25 kanë një strukturë të fortë dhe nuk përkulet nga ngarkesat e rënda. Struktura prej çeliku e saj duron rreth 25% më shumë se modelet e markave të tjera të këtyre përmasave. Hidraulika e transpaletave M25 është e mbrojtur nga pluhurat dhe i përshtatet mirë përdorimit gjatë gjithë ditës së punës. Mirëmbajtja e këtyre transpaletave është minimale. Rrotat dhe rrulat rrisin kapacitetin e lëvizjes falë koefiçientit të ulët të fërkimit. Timoni i këtyre pajisjeve mund të rrotullohet në një kënd të gjerë nga të dy anët. Për këtë arsye transpaletat M25 manovrohen lehtësisht edhe në hapësira të ngushta. Doreza e gjerë e kësaj pajisje mbron duart e operatorit nga dëmtimet e mundshme. Këto transpaleta kanë një kapacitet ngritës deri në 2500 kg.

Transpaletat LINDE të tipit M25 mund të ofrohen me opsionet e mëposhtëme:

Versioni me material INOX 

Transpaletat M25 mund të ofrohen edhe me material INOX standart të cilat janë ideale për të punuar në ambientet të hapura ose me lagështirë. Gjithashtu ato janë të përshtatshme edhe për ambientet e brendshme ku kërkohet një shkallë më e lartë e higjenës.

Versioni i trajtuar termikisht

Transpaletat M25 mund të ofrohen edhe me materiale të trajtuara termikisht. Akset e rrotave dhe kushinetat janë prej materiali INOX. Përgjithësisht këto pajisje kanjë një jetëgjatësi 10 herë më të madhe se transpaletat e zakonshme.

Versioni me pirune me përmasa të ndryshme

Transpaletat M25 mund të ofrohen edhe me pirunë me gjatësi të ndryshme. Gjatësitë mund të jenë 800, 900, 1000, 1500, 1800 dhe 2000 mm. Në modelet me përmasa të mëdha ngarkesa që mund të ngrihet me këto transpaleta është deri në 2000 kg.

Versioni me rrota dhe rrula me materiale të ndryshme

Transpaletat M25 mund të ofrohen edhe me rrota dhe rrula të prodhuara me materiale të ndryshme. LINDE ofron rrotat me material prej gome ose prej polyurethane. Materiali është i qetë, shumë rezistent dhe ka rrotullueshmëri të mirë. Gjithashtu mund të ofrohen edhe rrula me material polyurethane si dhe dopio rrula.