Transpaleta LINDE e serisë T30 e përdorimit këmbësor garanton një transport efiçent të ngarkesave të rënda dhe proçese të shpejta për ngarkimin ose shkarkimin e kamionëve. Përdoruesit e këtyre transpaletave përfitojnë një mjet të fortë dhe shumë rezistent për përdorim intensiv. Çdo dhëmbë i pirunit mund të transportoje pa u përkulur një ngarkesë deri në 2000 kg. I gjithë mjeti është i prodhuar me çelik të stampuar. Motori elektrik tre-fazor garanton një fuqi të madhe gjatë gjithë proçesit. Kjo bën që kjo transpalete të transportojë mallra edhe në rampat e pjerrëta. Leva e timonit ka një formë që përshtatet me operatorin, duke bërë të mundur në këtë mënyrë që ai të jetë i përqëndruar në punë. Të gjitha veprimet mund të aktivizohen me dorën e majtë ose me dorën e djathtë. Kjo për faktin se njëra dotë e operatorit duhet të qëndrojë gjithmonë tek leva e timonit. Këto transpaleta mund të pajisen edhe me bateri Li-ION të cilat garantojnë që mjeti të operojë me dy ose më shumë turne pa patur nevojën e ndërrimit të baterisë. Me transpaletat e serisë T30 mund të ngrihen dhe transportohen ngarkesa me peshë deri në 3000 kg.

Aksesorët opsional

Rrotat me materiale të ndryshme

Transpaletat LINDE të serive T30 mund të prodhohen me rrota të lëvizjes me materiale të ndryshme. Rrotat mund të prodhohen me material: polyurethane, gomë që nuk lë gjurmë gjatë lëvizjes si dhe me material për lëvizjet në ambientet me lagështirë. 

Ndërrimi anash i baterisë

Bateria e mjetit është e vendosur mbi disa rrula për të bërë të thjeshtë rrëshqitjen e saj anash me qëllim ndërrimin e saj. Kur operohet me 2 ose më shumë turne pune, nëse në mjetin tuaj ka bateri me acid, atëherë do të jetë e nevojshme të keni një bateri rezervë për ta ndërruar. 

Suport mbajtës për baterinë 

Suporti i baterive mund të mbajë deri në 2 bateri. Kjo pajisje ndihmon në proçesin e ndërrimit të shpejtë të baterisë kur transpaleta përdoret për dy ose më shumë turne pune pa pushim.

Menaxhimi i flotës së mjeteve 

Linde ofron një sistem menaxhimi të flotës së mjeteve që operojnë në një ambient të caktuar pune. Ky sistem është i përkryer për të analizuar përdorimin e mjeteve ngritëse dhe transportuese me qëllim optimizimin e përdorimit të tyre dhe të asistencës.

Pirunë me përmasa të ndryshme

Transpaletat e serisë T30 mund të prodhohen me pirunë me përmasa të ndryshme, përsa i përket gjatësisë dhe gjerësisë së tyre.

Suport mbajtës për shënimet 

Gjithmonë duhet patur vëmendje në punë. Kur udhëzimet apo shënimet që mbahen gjatë proçesit të punës janë më të dukshme, atëherë edhe proçesi i përzgjedhjes dhe i transportit të ngarkesave bëhet më i thjeshtë dhe më produktiv.

Mbrojtëse nga i ftohti

Transpaletat e këtij versioni mund të përdoren në ambientet ku temperatura shkon deri në -35ᵒC