EMC shpk është partner zyrtar i kompanisë prestigjioze Daneze NILFISK.

NILFISK është prodhuese e makinerive dhe pajisjeve pastruese industriale shumë cilësore.

NILFISK prodhon makineri dhe pajisje për pastrimin e ambienteve të punës së çdo industrie prej më shumë se 100 vjetësh. 

Duke bashkëpunuar me kompanitë më të mëdha në botë të industrive të ndryshme, NILFISK ka studiuar në detaj nevojat e tyre dhe më tej ka projektuar dhe prodhuar makineritë apo pajisjet që i përshtaten.

Nëpërmjet EMC shpk makineritë dhe pajisjet pastruese NILFISK vijnë të shoqëruara së bashku me asistencën pas blerjes. 

Kjo është shumë e rëndësishme sepse ju do të keni ku të drejtoheni për kryerjen e shërbimeve të mirëmbajtjes, për riparimet ose për të siguruar një pjesë këmbimi origjinale.

Edhe në rastet kur vështirësia e zgjidhjes së problemit e tejkalon aftësinë e teknikëve tanë, përsëri ne do të jemi në gjendje t’ju japim zgjidhje pasi asistohemi prej NILFISK.

Në këtë mënyrë Ju do të keni të garantuar për jetëgjatësinë e produktit Tuaj.

 

Misioni ynë

Misioni ynë është që të jemi një partner i denjë për t'ju shoqëruar në projektet tuaja të zhvillimit si dhe për t'u bërë pjesë e zgjidhjeve të problemeve të ndyshme teknike të impianteve, makinerive dhe pajisjeve tuaja të punës. Vlerat dhe parimet janë bazë e padiskutueshme në krijimin e mardhënieve bashkëpunuese me klientët tanë.