Matja e presionit të vajit hidraulik, matja e prurjes së vajit hidraulik janë dy ndër elementët më të rëndësishëm që tregojnë gjendjen e tij.
Edhe për gjetjen e defekteve të ndryshme, teknikëve profesionist i duhet domosdoshmërisht të kryejnë matjen e këtyre dy parametrave.
Zakonisht, në impiantet dhe makineritë që operojnë nëpërmjet sistemeve hidraulike, ekzistojnë komponentë për kryerjen e matjes së presionit dhe për matjen e prurjes.
Megjithatë shpesh ato duhet të instalohen ose në mënyrë permanente ose në mënyrë të përkohshme.
Hansa Flex disponon një numër të konsiderueshëm të komponentëve të teknologjisë së matjes.
Në përmbledhjen e mëposhtëme ju do ti gjeni këto komponentë të grupuar sipas një llogjike të caktuar.
Ndërkohë, në katalogun përkatës ju do të gjeni informacion shumë më të detajuar.
Nëse do të jeni të interesuar dhe nuk orientoheni dot tek gjetja e produktit të duhur, ne mund t'ju asistojmë.
Shkarkoni katalogun Teknologjia e Matjes.
Aty do të gjeni informacione të shumta mbi fushën e aplikimit, përmasat dhe shumë e shumë karakteristika të tjera të nevojshme.